Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, sipërmarrësi Armand Peza dhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Koronavirusi në të gjithë botën ka paralizuar rrjedhën e jetës dhe si pasojë shumë institucione publike e private janë mbyllur. Mirëpo, për t’iu përshtatur situatës, në New York të SHBA-ve, celebrimet martesore po bëhen me anë të videove online. Ndërsa në vendin tonë, institucionet e gjendjes civile, po punojnë me staf të reduktuar. Armand Peza, ishte kundër celebrimit martesor në mënyrë virtuale. Ai u shpreh se është pro tradicionales, madje dhe fëmijët në mënyrë tradicionale bëhen, thotë Armandi. Sakaq, sipërmarrësi përgëzoi masat e qeverisë në drejtim të kësaj “lufte”, por u shpreh se fashat e orareve për lëvizjen e njerëzve, duhet të ishin pak më të gjata
“Humbet emocioni (sa i përket celebrimit online). Në zyrat e gjendjes civile duhen pesë persona, nusja dhe dhëndri, dy dëshmitarë dhe një anëtar i institucionit shtetëror. Në një zyrë nuk lejohen më shumë se dy persona. Emergjenca popullata mund të ketë. Nuk është vetëm dëshirë, por nevojë për ta bërë celebrimin në moment. Me të drejtën që më jep ligji dhe dëshira juaj unë ju shpall burrë e grua, në këtë moment çifti puthet, por në video online s’ka si ta bëjë një gjë të tillë.. Çdo gjë që ka intepretim, lë hapësirë për debat (përse në vendin tonë nuk bëhen celebrime online, pyetën drejtuesit e emisionit). Kurrësesi nuk je i martuar ligjërisht nëse nuk bëhet në zyrat bashkiake. Mënyrat tradicionale janë më të mirat. Fëmijët po t’i bësh me mënyrën tradicionale është më e mira. Me rritjen e temperaturave, virusi do të largohet, s’ka ku të shkojë. Me hapjen e sezonit veror, detyrimisht do të hapen resotrantet, jeta është e pashmangshme. Nuk mund të marrim 90 min leje, e përafërt me ajrimin e burgut, por që ka një dozë ekzagjerimi ka. Në dijeninë time në vitin 2019 janë bërë mbi 30 mijë martesa, në të gjithë Shqipërinë, janë bërë 16,200 festa martesore. Nga një janari në një prill të këtij viti, janë bërë 1 mijë e ca martesa. Ritmi ka qenë normal, trendi shkon në rrijte për të bërë celebrim”, tha Armandi
Ndërkaq, drejtori Bledar Doracaj u shpreh se në Shqipëri nuk mund të bëhen celebrime martesore me anë të platformave online, sepse një gjë e tillë duhet të ndryshohet me ligj. Ndërkohë, thotë Doracaj, në sportelet e shërbimeve civile, stafi është i reduktuar dhe të hapura janë vetëm sportelet e regjistrimit të lindjeve dhe vdekjeve.
“Shtete të ndryshme kanë ligje të ndryshme, të drejta tradicionale të ndryshme. Në Shqipëri, edhe për disa kohë nuk mund të bëhet martesa online. Prej datës 10 mars shërbimi i gjendjes civile, janë të reduktuara, vetëm regjistrimi i lindjes dhe i vdekjes, është aktualisht duke punuar. Sot për shkak të pandemisë, ne nuk e ofrojmë këtë shërbim në sportelet tona. Në Shqipëri nuk mund të ndodhë, duhen të bëhen ndryshime ligjore për ta bërë një gjë të tillë (u referohet martesave online)”, u shpreh Bledar Doracaj.
Top Channel