“Makinat lëvizin pa autorizim, kur dalin pensionistët asnjë tjetër në rrugë” Rama sqaron masat në zonat e gjelbërta

24/04/2020 19:34

Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live  me kryebashkiakët e zonave të gjelbërta ku nga data 27 prill do të hapen thuajse plotësisht , ka sqaruar edhe rregullat shoqëruese të këtyre lehtësimeve.

Rama ka deklaruar se në zonat e gjelbërta do të lejohet të lëvizin edhe pensionistët ku në fashën e orarit të tyre deri në 08:30 të mëngjesit nuk do të lejohen të lëvizin të tjerët. Pas një orë ndërmjet në orën 09:30 do të fillojë lëvizja e qytetarëve të tjerë.  Po ashtu sipas Ramës nuk lejohet frekuentimi i parqeve për 14 ditë e ardhshme. Zonë e gjelbër tashmë është shpallur në veri Dibra, Mati, Klosi dhe Bulqiza, në perëndim Divjaka, në juglindje Prrenjasi, Librazhdi dhe Pogradeci kurse në jug Gjirokastra si qark. Po ashtu edhe Sarand, Himara me Konispolin.

“Nëse  nuk zbatohen rregullat këto zona mund të kthehen në zona të kuqe. Ndiqni nga afër të gjithë zhvillimin e hapjes për këtë periudhë jo të vogël”

“Do ketë një fashë të veçantë për pensionistët që do të kenë leje për të ecur deri në orën 08:30 të mëngjesit, në këtë fashë nuk do të ketë këmbësor të tjerë. Për këto të moshuar duhet shumë vëmendje dhe shumë kujdes. Më pas një ore pushim mund të dalin të tjerët dhe mund të lëvizin me makinë pa pasur nevojë për autorizim por me kushtin që jo më shumë se dy persona në makinë dhe në ecje. Në asnjë mënyrë që të lëvizin jashtë zonës. Mund të lëvizin brenda qarkut të Dibrës dhe të Gjirokastrës. “

“Duhet të vendosni postblloqe dhe kush e thyen këtë duhet të penalizohet. Të mos keqpërdoren këto lirime dhe të bëjnë lojëra. Shumë e rëndësishme të mbyllni parqet. “

“Hapja sjell një rrezik. sigurisht që në këto zona të mos ketë persona mund të jenë simptomatik por nëse qëndrojnë në rregulla numri nuk kalon jashtë kontrolli dhe rritet kështu shkalla e imunizimit”

“Kjo javë dhe java që vjen do të na ndihmojë shumë. Se si do të eci hapja më pas për hapjen e madhe që nuk do të ketë nevojë për tu mbyllur. “ tha Rama.

Top Channel