Italia, pavarësisht bilancit të tmerrshëm të koronavirusit, tashmë duket se më të keqen e ka hedhur pas krahëve dhe tani po mendon për hapjen, ndonëse graduale.

Dhe vetë italianët, prej javësh të tëra në izolim, gjithnjë e më shumë po mendojnë për plazhin. Por si do të jetë vera në plazh në kohën e koronavirusit…Në pritje për të vënë në praktikë idenë e mureve prej plexiglasi, hipotezë kjo që shumëkush nuk e pëlqen aspak, për tu distancuar në një plazh të populluar dhe për të ruajtur hapësirën prej të paktën një metri, në shumë rajone po vlerësohen edhe zgjidhje të tjera. Nga pranimi i një numri të caktuar personash e deri tek çadrat e plazhit të prenotuara me një aplikacion.

Në Abruzzo, pikërisht një aplikacion, do të menaxhojë fluksin e turistëve për të evituar tubime të rrezikshme. Kushdo mund të zgjedhë orën dhe çadrën dhe duhet të saktësojë se sa persona do të jenë. Në Puglia, në Porto Cesareo, plazhi është rrethuar me kordonë dhe piketa në mënyrë që të krijohen hapësira për çdo turist, prej 10 metrash. Edhe në Pazio po mendohet për një numër të caktuar personash në det, përveç nxjerrjes së personave të autorizuar që do të kontrollojnë gjithçka. Në Veneto ndërkohë është menduar një plan me 18 pika, që parashikon plazhe të sigurta falë prenotimeve online, ndalime të tubimeve dhe plazhe të kontrolluara.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA