13/01 11:44
GREQI – Dy tërmet të njëpasnjëshme kanë goditur dy ishuj në Greqi. Bëhet fjalë për Santorinin dhe Rodosin ku lëkundjet janë shënuar brenda harkut kohorë të një ore.
Sipas EMSC të dy tërmetet kanë pasur një ndjeshmëri të konsiderueshme në dy ishujt. Tërmeti i parë ra në një nga ishujt e më të mëdhenj në Greqi atë të Rodos ku u shënua një lëkundje me magnitudë 4.9. Rreth një orë më pas është ndjerë edhe lëkundja e dytë në Santorini ose siç njihet ndryshe ishulli i VIP-ave me një magnitudë 4.1
Deri më tani nuk është raportuar për dëme, ndërsa zona njihet për aktivitetin e lartë të lëkundjeve sizmike.
Top Channel