Një grua 68-vjeçare në Nigeri ka lindur më në fund binjakë pas rreth 5 dekadash përpjekje për të pasur fëmijë, përfshi dhe tre tentativa për fertilizim artificial ‘in-vitro’.

Margaret Adenuga tashmë besohet se është nëna më e moshuar në Afrikë pasi ajo dhe burri Noah, 77 vjeç, mirëpritën një djalë e një vajzë në spitalin Universitar të Lagos kësaj jave.

Megjithse shumë njerëz do të humbisnin shpresat pas një kohe kaq të gjatë, Noah thotë se gjithmnë e kishte ditur se një ditë do të bëheshin prindër.

Çifti nisi të tentonte për një bebe që kur u martuan në 1974. Ata shpenzuan kursimet e tyre dhe udhëtuan nëpër Afrikë e Britani për të tentuar të ngjiznin një bebe, sipas mediave vendase.

Pas 46 vjet përpjekjesh dhe me tentativen e katërt të fertilizimit artificial, ata lindën bebet.

Noah tha për CNN: Unë gjithmonë ëndërroj dhe në një ëndërr të fundit u binda se dëshira jonë do të bëhet realitet”.

Dr. Adeyemi Okunowo, i cili ndihmoi në lindje, tha se një grup specialistësh ishte ngritur për të monitoruar shtatzaninë, për arsye të moshës së Margaret. Ai tha: “Si një grua e moshuar dhe nënë për herë të parë, ishte një shtatzani e rrezikut të lartë, por ne arritëm ta menaxhonim deri në lindje”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA