Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 36 pacientë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është rritur në 337.

Ministria informoi se ka ndërruar jetë një pacient i moshës 80-vjeçare, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 57.

Nga ministria informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja me COVID-19, me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar arrin në 1.326. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 408 teste ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 14.057 teste për COVID-19.

Sipas masave më të reja qeveritare për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, ora policore çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, do të jetë nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gjatë fundjavës, ora policore do të fillojë në orën 15:00 të së shtunës dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00./AA

Top Channel