Emocione në Nvidia, qindra punonjës presin Jensen Huang me duartrokitje pas rikthimit në krye të kompanisë
Ministri në detyrë për Integrim Evropian, Blerim Reka, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim me Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e ndërsjelltë në kuadër të përgatitjes për hapjen dhe zhvillimin e negociatave të pranimit.
Sipas MIE, kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin e dy vendeve mbi shkëmbimin e përvojave në fushën e procesit të integrimit evropian, si dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë.
“E njëjta, parasheh krijimin e strukturave negociuese për bisedimet e anëtarësimit; funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës në kuadër të kapitujve të negociatave të anëtarësimit; si dhe shkëmbimin e informacionit dhe përvojës për sa i përket procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (‘screening’). Gjithashtu, pjesë kryesore e kësaj marrëveshje është thellimi i dialogut politik mes dy Ministrive me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve institucionale në shërbim të procesit të integrimit evropian duke organizuar konferencën e përbashkët vjetore të dy Ministrive për çështje të integrimit evropian.
Në respektim të masave të emergjencës shëndetësore të përcaktuara nga Qeveritë e të dy vendeve për parandalimin e pandemisë së virusit korona COVID-19, kjo marrëveshje po nënshkruhet në distancë, si dhe po shkëmbehen materialet përmes komunikimeve diplomatike, por kjo nuk e zbehë qëllimin e saj: përgatitjet e përbashkëta të dy vendeve për rrugën integruese evropiane, konform përcaktimit tonë të përbashkët strategjik, atë të bërit anëtar të ardhshëm të BE-së”, thuhet në njoftim.
Kjo marrëveshje për bashkëpunim, trason rrugëtimin tonë integrues evropian, brenda një kornize bilaterale ndër-institucionale përgatitore me: detyra, bartës, afate konkrete dhe shkëmbim përvojash e kuadrosh.
Top Channel