Spahiu në Open: Afrimi i Metës dhe Ramës për mandatin e 2 të presidentin dhe mandatin e 3 të kryeministrit

23/04/2020 23:25

Afrimi i presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe është tema e diskutimit në pjesën e tretë të emisionit në Open në Top Channel.

Për ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu afrimi i tyre është bërë që të dy të përfitojnë politikisht.

“Nuk ka një afrim të Ilir Metës. Ata kanë një pazar bashkë për të fituar politikisht. Kjo lojë politike është bërë që Meta të marrë mandatin e dytë si president dhe Edi Rama mandatin e tretë si kryeministër. Rama kërkon një aleat për zgjdhjet e 2021 dhe siç duket aleati i tij do të jetë LSI-ja. Mazhoranca u tërhoq dhe nuk do ta shkarkojë presidentin”- tha Spahiu.

Top Channel