Është krijuar ideja që sëmundja e kancerit është vrasësi kryesorë tek femrat. Ndërsa sëmundjet e zemrës, janë shkaktar për vdekjen e miliona personave, kryesisht meshkujve. Por veç meshkujve, edhe femrat janë shumë të rrezikuara ndaj kësaj sëmundje. Ja disa statistika:
-Sëmundja e zemrës shkakton një në tre vdekje çdo vit, normë kjo disa herë më e lartë sesa vdekshmëria nga kanceri.
-90 % e fermave janë të prekura nga një ose më shumë faktorë rreziku që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
-Simptomat e sëmundjeve të zemrës ndryshojnë nga femrat te meshkujt dhe shpesh nuk kuptohen.
Për këto arsye, është shumë e rëndësishme të njiheni me simptomat e këtyre sëmundjeve dhe mënyrat për t’i parandaluar ato.
Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes së zemrës:
Një ndër shkaqet kryesore të sëmundjes së zemrës, është ekzistenca e sëmundjeve të tjera.
Simptomat e atakut në zemër, ndryshojnë nga femrat tek meshkujt, njihuni me to:
-Dhimbje në qafë, nofull, krahë ose pjesën e sipërme të shpinës.
-Lodhje e pashpjegueshme.
-Djersë të ftohta.
-Ndjesi ankthi.
-Shtypje ose dhimbje në kraharor.
Si mund t’i parandalojmë sëmundjet e zemrës?
Faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës janë të shumtë, disa të kontrollueshëm, e disa jo. Por me informimin dhe kujdesin e duhur, sëmundjet e zemrës te femrat mund të trajtohen, parandalohen, madje dhe kurohen.
Mjekët sugjerojnë që:
Top Channel