Bilanci i viktimave nga koronavirus ka arritur në 22.157 persona në Spanjë, që kur pandemia goditi vendin.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 440 viktima, shifra këto të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Një shifër në rritje në krahasim me ditën e djeshme, ku u shënuan 435 viktima nga Covid.

Ka pasur një rritje të numrit të rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 4,635 persona, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurve në 213,024. Krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan 4.211 raste, kjo është një rritje me 2% të totalit, e cila është në përputhje me drejtimin gjatë 5 ditëve të fundit.

“Shkalla e infeksioneve është në shifrën 2%, kur një muaj më parë ishte 35%,” shpjegoi Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, këtë të enjte.

Nga totali i përgjithshëm, rreth 89,000 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali. Kjo përfaqëson rreth 42% të të gjitha rasteve.

Javën e kaluar, numri i vdekjeve në 24 orë në Spanjë luhatej midis 500 dhe 600 personave. Kjo gjë ndryshoi të Dielën, ku u regjistruan 399 vdekje, shifra më e ulët që nga 22 Marsi. Këtë javë, u numëruan 430 viktima nga koronavirusi të hënën, 430 të martën dhe 435 të mërkurën.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i punonjësve të kujdesit shëndetësor që kanë kontraktuar virusin është rritur në 34.355, ose thënë ndryshe 16% e infeksioneve totale.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA