“Plas” arma në Laç, plagoset një person! Dërgohet me urgjencë në Tiranë

23/04/2020 20:45

LAÇ- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumë në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar për shkak të plagës që ka marrë.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel