Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë i ftuar Kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.
Ai ka komentuar deklaratat e Ermal Mamaqit në lidhje me leximin e romanëve
Denis Dyrnjaja: Ditët e fundit ka pasur polemika në portale pas një deklarate të një personazhi publik pjesë edhe e showbizit siç është Ermal Mamaqi për librin në tërësi.
Nuk jam kundër romaneve thotë ai, kam lexuar dhe shumë, por në këtë kohë që po kalojmë romanet i lexojnë pensionistët dhe njerëzit e pasur sepse i kanë gjërat në terezi.
Nuk është momenti të lexoni romane, ato kanë vlera por nuk është ky momenti është shprehur Mamaqi.
Petrit Ymeri: Nëse këtë deklaratë do ta marrim seriozisht, kjo është një deklaratë shumë negative. Por nëse nuk do ta marrim shumë seriozisht, siç merren aktorët komikë herë pas herë. Kjo varet se në çfarë sintakse e ka thënë ai, nëse ai ka bërë shaka do ta pranojmë përgjysmë, nëse nuk ka bërë shaka është e rëndë.
Ky është një budallallëk i pakëndshëm edhe nëse thuhet me shaka.
Top Channel