Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut, pasi kryejnë një sërë funksionesh si: detoksifikimi i gjakut dhe filtrimi i toksinave apo mbetjeve nëpërmjet urinës, eliminimi i ujit të tepërt apo dhe depozitimi i tij kur është e nevojshme. Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për mirëfunksionimin e tyre.
Simptomat më të shpeshta të problemeve në veshka:
Shkaqet kryesore të sëmundjes së veshkës:
Mbajtja e urinës
Një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave, është mos zbrazja e fshikëzës në momentin e ndjesisë për të urinuar. Në këtë mënyrë ndodh dhe shtimi i pakontrolluar i baktereve, që ndodhen në urinë dhe për pasojë shfaqin infeksion në veshka apo traktin urinar.
Konsumimi i pakët i ujit
Veshkat mund të dëmtohen rëndë nëse nuk pini ujë mjaftueshëm. Nëse organizmi dehidratohet, ulet qarkullimi i gjakut në veshka dhe si rrjedhojë bëhet më i vështirë eliminimi i toksinave. Por duhet pasur kujdes edhe sasia! Hidratimi i tepruar është i dëmshëm për veshkat. Sasia e rekomanduar ditore është minimalisht 10 deri në 12 gota ujë.
Teprimi i kripës në ushqime
Konsumimi i tepërt i kripës, mund të shkaktojë dëmtim serioz të veshkave, pasi i duhet të punojë më shumë për të nxjerrë kripën e tepërt nga organizmi.
Konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash
Një nga rolet e veshkave është elimnimi i mbetjeve të azotit nga organizmi. Konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash si: mishi i kuq, vezët, bajamet, peshku; nxisin glomerulat deri në hiperfiltrim duke rritur ngarkesën metabolike të veshkave.
Konsumimi i alkoolit
Alkooli është i dëmshëm për shëndetin e të gjithë organizmit, por veçanërisht për mëlçinë dhe veshkat. Alkooli çon në dehidratim dhe pengon funksionin normal të veshkave.
Duhanpirja
Duhanpirja, sikurse dhe alkooli, nuk është i dëmshëm vetëm për veshkat, por thuajse për çdo organ të trupit tonë. Duhanpirja është shkaku kryesorë i sëmundjeve renale, pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut në veshka, duke përshpejtuar humbjen e funksionit të tyre. Mënyra më e mirë e parandalimit? Hiqni dorë nga duhani.
Konsumimi i tepruar i kafeinës
Konsumimi i tepërt i kafeinës, rrit presionin arterial e për pasojë rëndon funksionin e veshkave. Gjithashtu, kafeina rrit sasinë e kalçiumit dhe si rrjedhojë është shkaktare e krijimit të gurëve në veshka. Rekomandohet të kufizoni sasinë e pijeve me përmbajtje kafeine.
Mungesa e gjumit
Shumë persona, për shkak të stilit të jetesës, injorojnë rëndësinë e gjumit në organizëm. Gjashtë deri në tetë orë gjumë janë të dobishme për shëndetin e çdo personi. Gjatë këtij procesi rigjenerohen indet e organeve.
Top Channel