Një grup i mbrojtes së kafshëve raporton së fundmi se mace po vriten e gatuhen në Vietnam pasi disa lajme të rreme në rrjetet sociale kanë shpallur se kuron koronavirusin.

Imazhe të rënda tregonin mace të paketuara në ngarkesa për t’u shitur, ndërsa në një prej tyre pretendohej se një fëmijë po ushqehej me to.
Grupi i bamirësisë thotë se praktika është përqendruar në rrethinat e kryeqytetit Hanoi, por ka gjithashtu shitje online.
“Kura” absurde e pretenduar me macet thotë se gatimi duhet të kthehet në formë paste dhe të konsumohet nga të sëmurët me koronavirus, ose të tjerët që nuk duan të preken prej tij.

Julia de Cadenet, themeluese e grupit bamirës që kërkon fundin e konsumit të mishit të qenve e maceve, tha se pamjet i rënqethën mishin.
“Njerëzit në të gjithë botën janë të tmerruar nga COVID-19, por kjo nuk justifikon mizorinë e tmerrshme që vjetnamezët po shkaktojnë te macet e shkreta”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel