“Luan mirë, por nuk je Ronaldo”- Botuesi i njohur përplaset në Open me Endri Shabanin

23/04/2020 23:56

Debate dhe diskutime të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa u diskutua për afrimin e presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama. Një debat u zhvillua mes analistit Endri Shabani dhe botuesit Nikollë Lesi.

Debati nisi kur Shabani kundërshtoi Lesin teksa po flitej për ndryshimet e bëra në Kodin Penal.

Pjesë nga debati:

Nuk duhet kundërshtuar presidenti sepse miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Ato ndryshime ishin të domosdoshme sepse kishte një vakum në Kodin Penal- tha Lesi.

Nuk kishte vakum në Kodin Penal. Ndryshimet e bëra shkelën nenin 93 të Kushtetutës, por ti nuk e njeh ligjin- e kundërshtoi Shabani.

Shabani, ruaj etikën. Ata që më njohin e dinë që s’kam pyetur as për Nanon, as për Berishën as për Metën dhe nuk pyes as për Ramën. Unë nuk fola me fyrje. Me mua mos fol me fyerje. Luan bukur pa top për të fitur pikë politikisht, por nuk je Ronaldo- vijoi Lesi.

Nuk jam këtu të merrem me ty- ndërhyri Shabani.

Mu drejto me ju. Unë ju drejtova me ju dhe jo me ti. Jeni edhe studiues dhe njohës i shkencave politike- e kundërshtoi Lesi.

Top Channel