Lajm i mirë, shërohet foshnja 1 muajshe nga koronavirusi
23/04/2020 07:11
Një lajm i mirë për të nisur ditën sot. Një foshnje 1 muajshe është shëruar nga koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në Tailandë. Foshnja 1 muajshe ishte i infektuari më i ri në Tailndë.
Sipas mediave të huaja, doktorët përdorën katër antiviralë për të shëruar fëmijën. “Strategjia e përdorur për të trajtuar këtë fëmijë ishte duke e kuruar atë për 10 ditë me radhë. E kontrollonim çdo ditë dhe pas 3 ditësh filluan përmirësimet”- tha për Reuters Visal Moolasart, mjek infeksionist në Insitutin e Sëmundjeve Infektive në Bangkok.
Deri tani ka 2 mijë e 826 raste dhe 49 të vdekur në Tailandë.
Top Channel