
Qeveri uniteti? Propozimi i LDK kundërshtohet nga Vetëvendosja si fituese e zgjedhjeve: Matematika është e thjeshtë
14/06 13:15
Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër në Kosovë.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim para medieve pas përfundimit të mbledhjes.
“Jemi pajtuar që zotëri Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër”, ka thënë Mustafa.
Kujtojmë se LDK është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Top Channel