Të gjithë e kemi provuar të paktën një herë çdo të thotë dhimbje mesi. Dhimbja e mesit fillon në shpinë, në regjionin lumbar. Fatmirësisht, dhimbjet e mesit shpesh largohet brenda pak ditëve, por nëse kjo nuk ndodh, ka disa trajtime, të cilat i lehtësojnë ato.
Simptomat e dhimbjes së mesit:
Dhimbjet e mesit mund të përshkruhen si dhimbje goditëse ose konstante. Këto dhimbje në të shumtat e rastëve mund të vështirësojnë lëvizjet e trupit ose të qëndruarit drejtë. Ndërsa dhimbja akute fillon në mënyrë të menjëhershme, zakonisht pas një dëmtimi gjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike apo ngritjes së peshave të rënda. Dhimbja që zgjat më shumë se tre muaj, konsiderohet dhimbje kronike.
Disa nga simptomat e dhimbjeve kronike janë:
Nëse keni ndonjë nga simptomat e sipërpërmendura të shoqëruara me dhimbje mesi, ekspertët këshillojnë që të kontaktoni me një mjek.
Disa nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së mesit
Dhimbjet e mesit mund të vijnë si pasojë e një aktiviteti të madh fizik dhe ajo shkaktohet nga tendosja muskulore. Por nuk janë të paktat rastet kur dhimbja e mesit mund të jetë si pasojë e hernies diskale. Nëse në punën tuaj, jeni të detyruar të ngrini pasha, kjo mund të kontribuojë në dhimbjen e mesit. Gjithashtu dhe qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, mund të shkaktojë dhimbje të mesit, veçanërisht nëse karrigia është e parehatshme. Përkulja e shpinës gjithashtu mund të provokoi dhimbje të mesit.
Grupmosha e rrezikuar për dhimbje të mesit?
Dhimbjet e mesit zakonisht nisin rreth moshës 30 vjeçare. Gjasat për dhimbje mesi rriten nëse:
Hapat që duhet të ndiqni për të lehtësuar dhimbjen
Nëse dhimbja është e shkaktuar nga një tendosje muskulare, në shumicën e rasteve do të përmirësohet vetvetiu. Por ju mund të lehtësoni dhimbjen duke aplikuar kompresa të ftohta ose duke bërë banjë të ngrohtë.
Regjimi i shtratit
Kur keni dhimbje mesi, shpesh nuk dëshironi të ngriheni nga krevati. Por nëse dhimbja e mesit është shkaktuar nga një problem muskular, mjekët sugjerojnë që t’i riktheheni sa më parë aktiviteteve tuaja të përditshme.
Përdorimi i medikamenteve
Dhimbjet e lehta të shpinës shpesh qetësohen me përdorimin e barnave pa recetë si acetaminopheni (Paracetamoli) ose ibuprofeni. Efikas janë edhe kremrat me përmbajtje antiinflamatorësh dhe analgjetikësh. Ndërkaq, nëse dhimbjet janë kronike është e nevojshme konsulta mjekësore.
Top Channel