Tashmë joshja dhe manipulimi për të marrë foto e video kompromentuese nga të mitur ose njerëz naivë, është kthyer në problem shqetësues në rritje, për të cilin prindërit duhet të jenë shumë të ndërgjegjshëm.

Ajo nuk kryhet vetëm nga predatorët seksualë por dhe njerëz të sëmurë që kërkojnë të bëjnë shantazh për të marrë para nga viktimat e tyre. Fenomeni ka sjellë vetëvrasje apo tentativa vetë-lendimi mes viktimave më të dobëta.

Ekspertët në Britani thonë se tendenca po përkeqësohet gjatë pandemisë së koronavirusit, kur fëmijët kalojnë shumë kohë online gjatë izolimit.

Metoda e mbrapshtë që në Britani ka nisur të quhet ‘Capping’ është ajo e manipulimit të viktimave për t’u sjellë në mënyrë të turpshme para kameras online, duke u zhveshur ose kryer veprime të tjera, me të cilat më pas kriminelët të kërkojnë para shantazhi, ose video të tjera.

Eksperti britanik i politikave të sigurisë online, Andy Burrows, tha: “Joshja nuk është një taktikë e re, por kriza e koronavirusit ka shtuar rreziqet e abuzimit pasi fëmjët po kalojnë më shumë kohë në video-chat me miqtë e tyre ose njerëz të tjerë.”

Autoritetet në Britani thonë se 300,000 njerëz në vend janë të rrezikshëm për fëmijët, por ‘capping’ nuk ka të bëjë vetëm me predatorët seksualë por me kriminelë që kërkojnë të zhvasin para me kërcënime brutale e të sëmura.

Këta predatorë sillet nëpër rrjete ose forume ‘chat-i’ online për të gjetur viktimat e tyre, të cilave u flasin dhe ashtu si mashtrues të tjerë, nisin të fitojnë besim dhe afrimitet me to.

Disa të dhëna shokuese thonë se këta kriminelë janë pjesë rrjetesh të organizuara që konsultohen me njëri-tjetrin për mënyrat më të mira për të bërë që fëmijët t’u flasin.
Më herët është njoftuar në Britani se katër adoleshentë kanë vrarë veten pasi janë abuzuar në këtë mënyrë online.
Daniel Perry, 17 vjeç nga Dunfermline, u josh nga kriminelë për të këmbyer mesazhe kompromentuese në Skype në 2013, me të cilat iu bë shatazh për pagesë. Pak më vonë ai vrau veten.

Ndërsa 17-vjeçari Ronan Hughes, nga Irlanda, vrau veten në 2015 pasi u manipulua të dërgonte foto kompromentuese, para se të shantazhohej për para.

Nëna e një 14-vjecari në Britani tregon në kushte anonimati, sesi i biri tentoi të vriste veten pas dy vitesh përndjekjeje nga një rrjet predatorësh mizorë online.
Djali i saj Ben, asokohe 14 vjeç, nisi të fliste me dikë në Facebook që besonte se ishte një femër, mike e një të njohuri, por ai ishte në fakt një burrë që gradualisht mblodhi informacione për të.
Pas rreth tre javësh ai i tha që ishte mashkull dhe kërcënoi se do t’i thoshte të gjitjhë shokëve të tij që ishte ‘gay’ e do të vriste prindërit e tij, nëse nuk i dërgonte imazhe të tjera.

FOTO GALERI
4/6
17-vjeçari Ronan Hughes, nga Irlanda, vrau veten në 2015 pasi u manipulua të dërgonte foto kompromentuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA