Dha dorëheqjen dje nga kreu i AAC, Keri: Mirënjohje për besimin Kryeministrit dhe stafit…

23/04/2020 09:37

Një ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka bërë një përmbledhje të shkurtër të qëndrimit të tij prej dy vitesh në krye të këtij Institucioni, por nuk jep arsye për largimin.

Keri shprehet se ai ka ndryshuar “fytyrën” e Autoritetit të Aviacionit Civil, duke e shndërruar atë në një institucion të standarteve të BE.

Reagimi në facebook

Të nderuar miq, ka qenë një privilegj për mua të drejtoj Autoritetin e Aviacionit Civil për 2 vite. Mirënjohje për besimin Kryeministrit dhe stafit të tij, ku përgjatë këtyre dy viteve më dhanë mundësinë për ta shndërruar AAC në një institucion të standardit të BE.

Ka qenë nje eksperiencë ku janë çertifikuar kompani të reja por edhe rrefuzuar çertifikime kompanish kot e më kot, ku aeroporti jonë i vetëm për herë të parë filloi të operoi siç duhet dhe sipas ligjit, ku kompanitë ajrore kuptuan që shqiptarët nuk mund të lihen rrugëve në mënyrë të papërgjegjshme, ku për herë të parë u futën çmime biletash me kosto të ulët dhe ku për herë të parë vendi i punës së gjithësecilit kishte peshën specifike që jep ligji, autoritet!

Jam i bindur që kolegia Kraja do të bëj një punë të mirë në vijimin e ndjekjes së prioriteteve të qeverisë.

Ndërkohë bashkë dhe për aviacionin civil shqiptar shihemi tek Aviacioni.com, këtu në FB https://m.facebook.com/aviacioni.al/ ?

Ps. Falenderime për bashkëpuntorët dhe më shumë falenderime për kundërshtarët, pa ju s’do të isha ky që jam. Respekte ?

Top Channel