Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë regjistruar 5,236 raste të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 57,999 persona, bëri të ditur Qendra për Menaxhimin e Krizës.
Përpos të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 57 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 513, njoftoi kjo qendër.
Numri i rasteve të koronavirusit në Rusi filloi të rritej me të madhe gjatë këtij muaji, ndonëse në fillim raportoheshin më pak raste se në shumë shtete evropiane, shkruan “Reuters”.
Rusia ka qenë ndër vendet e para që ka marrë masa të ashpra të izolimit, përfshirë mbylljen e kufirit me Kinën dhe ndërprerjen e fluturimeve ndërkombëtare.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se qeveria është duke u marrë me përgjegjësi të plotë me këtë gjendje dhe se situata është nën kontroll të plotë.
Top Channel