Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët ka folur rreth bisedës që ka pasur me homologun e tij në Greqi. Sipas Ramës ai është dakordësuar me Mitsotakis në lidhje me strategjinë e luftës kundër Covid-19.
Po ashtu Rama ka njoftuar se punonjësit sezonal nuk janë trajtuar si shkelës dhe se po shihen problemet e lëvizjes së punonjësve sezonal nga Shqipëria në Greqi.
“Kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin Mitotakis dhe kemi biseduar për fazën dy. Kemi diskutuar rezultatet e deri këtushme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave procesin arsimor, planin e hapjes së sezonit por edhe specifikisht për lehtësimin e ndërveprimin në lidhje me punësimin sezonal.
Gjeta rastin ta falenderoi mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matan kufirit por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. U dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonal nga Shqipëria në Greqi sipas kalendarit të fazës dy.” tha Rama.
Top Channel