Momenti kur nëna leopard udhëheq këlyshët në anën tjetër të rrugës së makinave por ata nuk i binden

22/04/2020 18:34

Një vizitor me fat në një rezervat natyror në Afrikën e Jugut kapi pamjen e rrallë të nëne leopard e cila me durim zhvendosi këlyshët e saj të vegjël në anën tjetër të rrugës së makinave, edhe kur ato nuk i bindeshin.

64 vjeçari Thinus Delport, u këshilloi vajzave të tij të këndonin për të ndjellë kafshët dhe idea duket se funsionoi.
Nëna leopard duket fillimisht në bimësinë anës rrugës, duke zbavitur vizitorët që ndaluan makinat e tyre dhe thërrisnin të vegjëlit e saj bukuroshë.

Pasi del nga vendi i fshehjes, nëna hedh njëherë sytë rrotull për rreziqe të mundshme dhe dy bebet e saj e ndjekin disa hapa, por ndalojnë.
Felini me pika e kupton se ato kanë mbetur prapa dhe pret me durim në mes të rrugës, para se të kthehet për t’i kapur nga qafa dhe t’i marrë në anën tjetër.

“Pamjet ishin fati i vajzës time që vizitonte rezervatin Kruger për herë të parë. Unë kam 50 vjet që vij këtu dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha Delport.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA