Kryeministri i Pakistanit i nënshtrohet testit për COVID-19
22/04/2020 13:22
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është testuar për koronavirus pasi mësohet se ka qenë në kontakt me udhëheqësin e një organizate bamirëse, Faisal Edhi, i cili ka dalë pozitiv me koronavirus.
Imran Khan ishte takuar disa ditë më parë me Faisal Edhi në rezidencën e kryeministrit në Islamabad. Ditë më vonë Faisal rezultoi pozitiv me koronavirusin dhe kështu u vetëkarantinua në shtëpinë e tij.
“Jam i lumtur të njoftoj se kryeministri ka pranuar të testohet për koronavirus me këshillën time,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit, Dr. Faisal Sultan.
Pakistani ka mbi 9,000 të infektuar me koronavirus dhe numëron mbi 200 pacientë të cilët kanë humbur jetën.
Top Channel