Këngëtarja 17 vjecare vret veten pas 3 muajsh në karantinë

22/04/2020 16:43

Familja e një këngëtareje të re të talentuar, tha se adoleshentja ka vrarë veten pasi izolimi i koronavirusit ishte dukur për të “300 vjet i gjatë”.

17 vjeçarja Beth Palmer, nga Manchester në Britani, studionte për artiste vokale e po behej e njohur, por familja thotë se u bë e fiksuar se izolimi aktual i jetës së përditshme nuk do të mbaronte kurrë.

Studentja u gjet e vdekur në shtëpi, disa ditë pas nisjes së bllokadës së koronavirusit në Britani.

Familja e saj e tronditur thotë se nuk kishte parë shenja të sëmundjeve mendore përveçse kishte shprehut trishtim për faktin se nuk mund të takohej me miqtë apo nuk mund të shkonte në shkollë.

Ata folën për tragjedinë për të parandaluar prindërit që fëmijët e tyre të mos vuajnë të njëtat probleme në këtë kohë të vështirë.
Babai i Bath, Mike Palmer tha: Nuk kam dyshim se izolimi ka luajtur rol të madh në vdekjen e Beth. Ajo nuk mund të mbaronte shkollën, nuk mund të dilte për të takuar miqtë, i dukej sikur tre muajt e bllokadës kishin zgjatur 300 vjet. Asaj i lindi një fiksim se kjo gjendje nuk do të mbaronte kurrë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA