Kur jeni gati për të lënë duhanin, është shumë e rëndësishme të kuptoni që kjo gjë ka ndikimin e vet fizik dhe psikologjik, por edhe ju vetë keni diçka në dorë për të qenë gati. Ju duhet t’i jepni vetes një mundësi suksesi dhe të jeni realisht në gjendje të vetëquheni, pse jo, një ish-duhanpirës.
Duke vendosur një datë, ju do të keni mundësinë që të përgatiteni psikologjikisht dhe fizikisht për të lënë duhanin. Vendosni një datë që nuk është nesër, por një muaj ose disa muaj larg. Kjo ju jep mjaftueshëm kohë për ta lënë, por edhe për të mos humbur guximin e ndryshuar mendje. Zgjidhni një ditë të zakonshme. Jepini vetes kohën e mjaftueshëm për t’u përgatitur, por mos prisni shumë gjatë, sepse mund të humbisni motivimin.
Identifikoni shkaqet në mënyrë që të dini kush janë “kurthet” dhe të jeni gati për to. Mbani shënim kur dhe ku jeni, kur pini cigare. Me kë jeni? Çfarë jeni duke bërë? Si ndiheni? Hiqni paketat e duhanit dhe produktet e tjera të duhanit nga shtëpia.
Shkruani të gjitha arsyet se përse ju tashmë nuk doni të jeni një duhanpirës.
Pastroni rrobat, perdet, makinën, mobiliet. Ju ndoshta nuk e vini re por të gjitha këto mbajnë erë tym duhani.
Zgjidhni një lsitë me shpërblime për ditën tuaj të parë, javën, muajin dhe vitin pa duhan, për të qëndruar i motivuar.
Mbani shënim se si e shihni progresin tuaj në javën, muajin, vitin pa konsumuar duhan dhe bëni një bilanc me veten tuaj.
Flisni me familjarët miqtë, nëse ndiheni komod mund ta diksutoni me ta vendimin për të lënë duhanin. Ato mund t’ju ndihmojnë.
Mbajini dhëmbët pastër. Një buzëqeshje e “bardhë” është një arsye e mirë për të lënë duhain.
Qëndroni larg nga gjërat që ju lidhin me pirjen e duhanit. Shkoni në vende ku pirja e duhanit nuk është e lejuar, derisa të siguroheni se ju mund të qëndroni pa pirë duhan. Mos u takoni me miq të cilët janë duhanpirës, por edhe nëse i takoni, kërkojini të mos pinë duhan në praninë tuaj.
Këshillohet që të bëni shëtitje në natyrë, ecje me biçikletë, not apo aktivitete të tjera të cilat ju bën të humbisni energji.
Top Channel