Covid-19 në Spanjë/ 4.211 raste të reja në 24 orët e fundit, rritet bilanci i viktimave
22/04/2020 12:26
Numri i viktimave në Spanjë nga koronavirusi i ri u rrit me 435 në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë këtë të Mërkurën, një rritje me 2% krahasuar me raportimet e dhëna gjatë ditëve të fundit.
Kështu ka shkuar numri i përgjithshëm i viktimave në 21.717 persona.
Numërohen 4.211 raste të reja të konfirmuara me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 208.389 persona.
Nga ky total, për fat të mirë 85,915 persona janë shëruar plotësisht nga Covid-19 dhe kanë dalë nga spitali, ndërkohë që 100,757 raste janë ende aktive, ku 7,705 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Top Channel