Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti punën e administratave të tij për testimin e gjerë të bërë në të gjitha shtetet mes pandemisë koronavirus.

Kjo vjen pasi disa guvernatorë nga të dy partitë politike thonë se u mungojnë furnizimet për testimet që u duhen dhe paralajmërojnë se mund të goditen nga një valë e dytë e infeksioneve, duke pasur parasysh se njerëzit pa simptoma ende mund të përhapin sëmundjen.

Presidenti i ka krahasuar vazhdimisht ditët e fundit shqetësimet e guvernatorëve për mungesën e aftësisë për testime me ankesat e mëparshme të shteteve se nuk kishin respiratorë të mjaftueshëm për të përballuar parashikimet e qeverisë federale për individët që do të shtroheshin në spital gjatë shpërthimit të virusit.

“Qindra laboratorë janë të gatshëm, të gatshëm dhe të aftë. Disa prej guvernatorëve si shembull, guvernatori nga Merilendi nuk e kuptoi mire listën. Ai nuk kuptoi shumë atë që po ndodhte. Mendoj se tani do ta kuptojë. Është shumë e thjeshtë, por ata kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta ndihmojmë atë. Ne do të punojmë me ta dhe me të gjithë guvernatorët”, tha Trump.

Guvernatori republikan i Merilendit Larry Hogan tha se ai kishte kontaktuar të gjithë laboratorët në shtetin e tij që ishin në listë por disa prej tyre janë federalë dhe nuk mund të përdoren. Shtëpia e Bardhë thotë se kjo do të ndryshojë. Ekspertët e shëndetit publik thonë se vendi duhet të rrisë në mënyrë dramatike infrastrukturën e tij të testimit nëse do që të rihapë bizneset pa rrezikuar një rikthim të fortë të infeksioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA