Foto duke prerë koka/ Arrestohet një ndër terroristët më të kërkuar në Europë, pjesë e ISIS

21/04/2020 18:35

Autoritetet spanjolle publikuan sot pamje eaksionit për kapjen e një terroristëve më të kerkuar të ISIS në Evropë.

Pas aksionit në Almeria burimet vendase thonin se i shumë-kërkuari është egjiptiano-britaniku Abdel-Majed Abdel Bary. Në pamje duken të dyshuarit e kapur me batanije në kokë, që nxirren nga apartamenti prej oficerëve.

Kreu i anti-terrorizmit në Francë, Jean-Charles Brisard, tha se një nga të dyshuarit është 27-vjeçari Abdel-Majed Abdel Bary nga Londra.

I dyshuari i rrezikshëm Abdel-Majed Abdel Bary është një ish-reper nga Maida Vale në Londër, që ka pasur disi sukses me muzikën e tij ku edhe janë luajtur në rrjetin BBC Radio.

Ai ishte fotografuar në vitin 2015 duke pozuar me një kokë të prerë, në formë kërcënimi. Në deklaratën e policisë spanjolle thuhej se i arrestuari është egjiptian por nuk njoftohet identiteti i tij. Ata shtojnë se i dyshuari është i një profili të lartë dhe ka prodhuar “përmbajtje të dhunshme audio-vizuale”.

“Si pjesë e karrierës së tij në ISIS, ai është përfshirë në disa media audiovisuale dhe shtypin e shkruar, ku ka përshkruar aktivitetin në organizatën terroriste me imazhe të rënda dhe krime nga zonat e konfliktit.”

FOTO GALERI
1/5

Top Channel