Përfundojnë karantinimin 5 emigrantët e parë/ Zbulohet vendi ku mund të izolohen të tjerët në vijim

21/04/2020 12:07

Në Jug të vendit po shihet mundësia e karantinimit në azilin e të moshuarve në Libohovë për emigrantët që do të mbërrijnë ditët në vijim.

Deri tani autoritetet e shëndetit kanë kërkuar plotësimin më parë të kushteve bazike për vetëizolim.

Ndërkaq Top Channel mëson se sot e përfunduan karantinën në Kakavijë 5 emigrantët e parë.

Top Channel