Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Ditën e sotme ka lënë ambientet e spitalit edhe mjeku i njohur, Roland Xhaxho.

E ne këtë ditë, mjeku Xhaxho, para se te largohej nga spitali, ka ndarë edhe një tortë për mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer. Roland Xhaxho ka mundur të fitojë plotësisht betejën me koronavirusin dhe sot ka dalë nga spitali, duke shkuar në shtëpinë e tij, ku do të vijojë të qëndrojë i izoluar.

Ndërkohë, Tritan Shehu, mik i doktorit Xhaxho shkruan në facebook se “pas një ballafaqimi të mundimshëm dhe të gjatë u largua sot nga klinika e sëmundjeve infektive në gjendje të mirë shëndetësore Roland Xhaxho.

Në fakt edhe kur ishte i shtruar aty si i sëmurë, nuk mungoi të luante dhe rolin e mjekut për shumë pacientë. “Urimet më të mira Landit, falenderimet e përgëzimet profesionale e miqësore stafit të asaj klinike, që i shërbyen atij, por dhe të sëmurëve të tjerë me devocion e kompetencë teknike!

Një përpjekje që duhet dhe do të fitohet kjo!

Top Channel