Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ A e mbështet LVV Vjosa Osmanin, Kurti: Ne nuk mund të nxjerrim kandidat
23/02 16:46
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës njoftoi se gjatë orëve të para të datës 21.04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me COVID-19.
Ajo ishte shtatzënë dhe po trajtohej në repartin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me COVID-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.
Deri tani të infektuar me coronavirus janë identifikuar 598 raste, 16 viktima dhe 123 të shëruar.
Top Channel