Kontratat në skadencë, FIFA jep ‘ok’ për zgjatjen e tyre

21/04/2020 12:57

Federata Ndërkombëtare e Futbollit largon çdo dyshim përsa i përket çështjes së kontratave të futbollistëve që skadojnë në 30 qershor duke parë se kampionatet e futbollit po shkojnë drejt shtyrjes për shkak të coronavirusit.

Qeveria e futbollit botëror ka dhënë OK për zgjatjen e këtyre kontratave, gjë të cilen e konfirmoi zv/presidenti i FIFA, Victor Montagliani duke ia kaluar këtë proces klubeve dhe futbollistëve.

”E kemi dhënë lejen tonë për rinovimin e këtyre kontratave, tani u takon klubeve dhe futbollistëve që të gjejnë akordin mes tyre”-tha Montagliani.

Është kjo një situatë tjetër që duhet përballuar në këtë moment që është shumë i komplikuar. Kjo do të thotë se edhe nëse futbollistët do të shfaqin vullnetin e tyre për të zgjatur kontratat e tyre që përfundojnë në 30 qershor, kjo nuk mjafton, pasi edhe klubet respektive të tyre do të duhet të kenë të njëjtin vullnet, diçka që nuk mund të thuhet se është një fakt i kryer duke qenë se bëhet fjalë për lojtarë e shifra të rëndësishme financiare.

Top Channel