Kinë/ Bien në gropë teksa po luanin, ndërrojnë jetë katër fëmijë

21/04/2020 17:03

Katër fëmijë janë gjetur të vdekur në një gropë të thellë teksa luanin në një kantier ndërtimi në jug të Kinës.

Katër djemtë, dy vëllezër, kushëriri i tyre dhe një fqinj  ishin futur fshehurazi në kantierin e ndërtimit për të luajtur. Viktimat tragjike të moshave nga pesë deri në 11 vjeç, ishin varrosur të gjallë nga shtresat e rërës në gropën e thellë. Shtatë njerëz duke përfshirë dhe drejtuesin e kompanisë së ndërtimit Wu Yaochen, janë arrestuar, ndërsa rrethanat e sakta të tragjedisë janë ende të paqarta.

Babai i dy vëllezërve tha se fëmijët u shpallën të humbur rreth orës 17:00 të shtunën pasdite dhe u gjetën të vdekur rreth 1 orë më vonë. Trupat e tyre u nxorrën nga zjarrfikësit rreth orës 22.00.

Imazhet tronditëse tregonin familjet e tyre prane katër arkivolëve të vegjël ne kantierin endërtimit, ku të afërmit po protestojnë duke kërkuar drejtësi.
Zyrtarët kanë premtuar një hetim të plotë të rrethanave, rezultatet e të cilit priten të njoftohen në ditët në vijim.

FOTO GALERI
1/3
Nje ekskavator u soll per te gjetur trupat e tyre.

Top Channel