Itali/ Rritet numri i rasteve dhe i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit

21/04/2020 18:23

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 24648, që do të thotë janë 534 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 2729 duke e çuar në 183957 numrin total i të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 51600, 2471 janë në gjendje.

Numri i rasteve aktive është 107709 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 174415.

Në krahasim me ditën e djeshme ka pasur një rritje të numrit të viktimave dhe rasteve. Vdekjet ishin 454 dhe shkuan në 534 rastet e reja ishin 2256 dhe shkuan në 2729.

Top Channel