Habit burri në Britani, vishet si “superhero” dhe del të bëj bamirësi

21/04/2020 22:45

Një burrë nga Essex, i Britanisë së Madhe, ka dalë për të bërë pazar, i veshur me një kostum të personazheve të “mbinatyrshëm”, që shpesh shohim nëpër filmat vizatimorë.

Qytetarët nuk kanë ndalur të qeshurën kur kanë parë këtë veprim të burrit dhe menjëherë kanë nxjerrë celularët për ta fotografuar atë. Burri, ishte në supermarket për të blerë ushqime dhe ato do t’ia dhuronte një të moshuare në formë bamirësie. Ai shprehet se kostumin e ka veshur për të bërë njerëzit të buzëqeshin.

“Unë thjesht dua të rikthej buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve. Unë kam dalë për të blerë disa ushqime për një të moshuar, por gjithashtu po mbledh dhe para, që të gjitha do të shkojnë për bamirësi. Të gjithë duhet të qeshim sa të mundemi për momentin. Shpresoj shumë që izolimi të përmirësojë sa më shumë qytetarët, dhe pse jo të japin sa më shumë bamirësi”, tha burri i veshur me kostum.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel