Kryeministri italian Giuseppe Conte doli në Facebook të hënën mbrëma për të siguruar italianët në lidhje me planet për të rihapur ekonominë – por edhe për të paralajmëruar që vendit i duhej të qëndronte vigjilent.

Qeveria po finalizon planet për të rihapur gradualisht ekonominë e vendit duke filluar nga 4 maj, tha ai.

Conte paralajmëroi se do duhej të ishte një proces i ngadaltë, sepse “rihapja e gjithçkaje menjëherë mund të rrisë kurbën e ngjitjes”.

“Shumë qytetarë janë të lodhur nga përpjekjet e bëra deri më tani dhe do të donin një lehtësim të ndjeshëm të këtyre masave apo edhe shfuqizimin e tyre të plotë,” shkroi Conte në një postim të gjatë.

“Do të dëshiroja të thoja:” Le të rihapim gjithçka. Menjëherë. Kjo qeveri e ka vendosur të parën mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por sigurisht që nuk është e pandjeshme ndaj gjërave të tjera. Por një vendim i tillë do të ishte i papërgjegjshëm. Ajo do të bënte që kurba e infeksionit të rritet në një mënyrë të pakontrolluar dhe do të anulonte të gjitha përpjekjet që kemi bërë deri më tani”.

Conte paralajmëroi që përparimi i bërë për të rrafshuar kurbën nuk mund të sakrifikohet për të qetësuar opinionin publik ose kompanitë e pakënaqura.

“Rihapja graduale do të pasojë një plan të strukturuar në vend që të mbështetet në “improvizim”, që të dy të mbajnë rrezikun e infektimit të ulët dhe të lehtësojnë barrën për sistemin e kujdesit shëndetësor”, tha ai.

Plani duhet të jetë i orientuar në detaje dhe i përpiktë për të zvogëluar rrezikun, tha Conte. Për shembull, ai duhet të përfshijë jo vetëm protokollin e sigurisë brenda vendeve të punës, por udhëzimet për transportin publik dhe privat, dhe mënyrën e kontrollimit të densitetit dhe distancës sociale.

Top Channel