Një rezident gjerman ka gjetur një mënyrë të re për të blerë bukën e përditshme në kufirin me Francën, duke respektuar masat e distancës prej koronavirusit.

Hartmut Fey tashmë përdor kallamin e peshkimit për të marrë porosinë nga bukëpjekësja e preferuar franceze.
Bukëpjekësja Myriam Jansem-Boualit, nga Carling verilindje të Francës furnizon me panine të freskëta dhe disa rezidentë të fshatit kufitar gjerman Lauterbach, por me mbylljen e kufijve më 16 mars prej pandemisë, kjo është bërë pak më e vështirë.

“Ata nuk vijnë dot më këtu prej kontrollit të policisë, por ka shumë gjermanë që bjenë bukë këtu”, thotë ajo, duke shpjeguar se duhet të shkojë te ndarja kufitare për t’ua dhënë.

Hartmut Fey është kthyer në një sensacion interneti me postimin e pamjeve duke marrë paninet me kallamin e tij, edhe pse nganjehere disa prej tyre bien nga qesja. Ai mban gjithashtu maskë e doreza, në përputhje me rregullat.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA