Tenistët, ashtu si atletët kudo, po gjejnë mënyra të reja, inovative, për t’u trajnuar në një kohë, kur fushat e tenisit janë mbyllur dhe kontaktet janë ndaluar, por dy të reja në Itali, e kanë çuar lojën në një tjetër nivel: e kanë ngjitur në çati.
Kur klubi i tenisit në finale Ligure, një qytezë e vogël në Italinë veriore u mbyll, në fillim të marsit, si pjesë e masave të marra nga Italia për të luftuar pandeminë e koronavirusit, trajnerët e tyre i sfiduan lojtarët të gjenin mënyra të reja që të vazhdonin të trajnoheshin dhe të filmonin veten ndërsa e bënin këtë. Rezultati është një seri videosh të postuara në faqen e Facebookut të klubit të tenisit, finale.
Në to, tregoheshin të rinj dhe të reja që praktikoheshin me apo pa raketa tenisi, ose në një rast, edhe me një fshesë me bisht të gjatë. Disa tregojnë lojtarët që përplasin topat e tenisit në mure në rrugë apo në parking, ose edhe në dhomën e tyre të ndenjes apo atë të gjumit. Videot ngjasonin me shumë të tjera të postuara në median sociale, nën hashtagun Tennisathome, por një prej tyre ka tërhequr vëmendje. Vittoria, 14 vjec, dhe karola, 11 vjec, u ngjitën në tarracat e ndërtesave të tyre, që gjendjen përballë dhe luanin përmbi to…Dhe Viktoria e Karola, sigurisht që po e shijojnë vëmendjen…
Top Channel