Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se ka gati amnistinë fiskale, e cila sipas tij, fillimisht duhet të hidhet në parlament për t’u miratuar.

Në këtë amnisti, do të përfitojnë emigrantët të cilët prej vitesh kanë punuar në të zezë, por jo politikanët apo të dënuarit me veprimtari kriminale. Këtë amnisti, të ftuarit në emisionin “Top Talk”, ekonomisti Pano Soko dhe juristi Adriatik Lapaj, e argumentuan si diçka të paligjshme. Sipas Adriatik Lapaj, emigrantët shqiptar nuk punojnë më në të zezë, por edhe ajo pakicë që punon është e pamundur për t’i depozituar paratë në Shqipëri. Një gjë e tillë sipas Lapaj, do të bëhet vetëm nga kufijtë tokësorë, pasi shteti ynë nuk ka autoritet në bankat e shteteve të treta, siç mund të jenë Italia apo Greqia. Por sipas juristit, nëse emigrantët vendosin t’i sjellin paratë nga kufijtë tokësorë, janë duke bërë një akt të paligjshëm, e cila mund të shoqërohet dhe me burg. Ndërkaq, juristi foli dhe për faljen e të gjithë gjobave të marra nga qytetarët gjatë kësaj kohe pandemie. Ai tha se sipas tij ato ishin të paligjshme. Duke qenë qeveria i druhej një vendimi në disfavor të saj nga Gjykata Administrative, vendosi që gjobat të falen.

“Unë bëj pjesë në atë kategori juristësh që besoj fort që precidenti është i rrezikshëm, në kuptimin juridik të fjalës. Mendoj dhe besoj që ato masa administrative ishin kryesisht në pjesën dërrmuese të tyre, të paligjshme dhe anti-kushtetuese. Unë nuk dua të marr përsipër të vërtetën, por po them të vërtetën siç unë e mendoj. Unë mendoj që juristët e këshillit të ministrave, janë kthjelluar dhe kanë kuptuar, që gjobat e vendosura deri në datë 25 të marsit, kanë qenë gjoba shumë të goditshme në Gjykatën Administrative. Unë mendoj që ka qenë kështu dhe kam bindeje, pa dashur të marr monopolin e të vërtetës. Ato çështje në gjykatë me rrëzimin e tyre shoqëroheshin edhe me penalitet ekonomik për ekzekutivin, që do të thotë ishin të paligjshme. Unë e dëgjova pjesërisht Kryeministrin dhe mendoj që kjo nuk bëhet për emigrantët. S’ka si të bëhet për emigrantët. Sepse logjika e thjeshtë thotë që një emigrant duhet të arkëtojë para në të zezë, të vij të arkëtojë në Shqipëri, sepse nuk i arkëton dot jashtë. Që t’i arkëtojë në Shqipëri duhet t’i sjellë në të zezë. Pra duhet të kryej një vepër penale nga shteti nga i cili i sjell. Pra të bëj kalim të parave të pa deklarua në kufi. Kjo është thuajse e pamundur sepse rrezikon vite burg. Nëse emigrantët nuk i sjellin lekët këtu. Atëherë si duhet t’i deklarojnë. Do t’i deklarojnë pranë bankave ku ato jetojnë. Ka autoritet ligji shqiptar, dhe juridiksion territorial në shtete të treta? Nuk ka. Emigrantët ose do t’i depozitojnë lekët atje ku banojnë që nuk e bëjnë dot, sepse shteti jonë nuk ka fuqi në territorin grek e zemë. Ose do t’i sjellin lekët në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Emigrantët nuk përfitojnë nga kjo histori, sepse emigrantët kanë punuar në vende. Është e pamundur, nga do t’i sjellësh nga Italia? Nuk punon ndonjë në të zezë në Itali, shumë rrallë, shkuan 10 vite që nuk punojnë më. Në të zezë është punuar këtu. Këtu në të zezë ha diskutimin është mirë që ato që kanë qenë të ndershëm në këtë vend gjithmonë i penalizojnë. Kur vjen puna, zaptues toke i legalizojnë. Ata që nuk deklarojnë të ardhurat i legalizojnë. Nuk vjen begati nga paraja e vendosur në të zezë. Nuk vjen begati nga paraja e drogës”, tha juristi Adriatik Lapaj.

Ndërkohë nga krahu tjetër ekonomisti Pano Soko, e shikon këtë amnisti si favorizuese për qeverinë, por jo për emigrantët. Sipas Sokos, e gjitha kjo po bëhet për t’i dhënë oksigjen buxhetit të shtetit. Ai shtoi se një emigrant zakonisht në të zezë nuk paguhet më shumë se 700 apo 800 euro në muaj. Dhe duke iu referuar këtyre të dhënave, një emigrant shqiptar në të zezë, e ka thuajse e pamundur që të vendosë për të ruajtur një kapital të caktuar në banka.

“Unë e para emigrantët në të zezë nuk kanë bërë aq shumë para. Pra kush punon në të zezë nuk ka bërë aq shumë para sa për t’i mbledhur dhe për të ardhur dhe për t’i deklaruar në një moment të caktuar. Nisma që po e bën qeveria këtë. Tashmë është normale sepse në kuadrin e shkurtimeve buxhetore ajo do të përpiqet të gjejë burime për buxhetin e shtetit. Pra kjo e gjitha bëhet për të furnizuar buxhetin e shtetit me një sasi kapitali të caktuar nga taksa që do të mblidhet nga paratë dhe pasuritë e legalizuara. Ky është qëllimi që po bëhet tani. Ky është qëllimi që është prezantuar më përpara. Jam dakord me Adriatikun që ato nuk do jenë para emigrantësh që kanë punuar në të zezë. Emigrantët që kanë punuar në të zezë, marrin 700, 800 euro në muaj. Nuk bën dot ai 100 mijë euro, 500 mijë euro sa që t’i të bësh një ligj për legalizimin e tyre. Çështja a  është e drejtë që të bëhet? Kjo është çështje diskutim moral, kjo shoqëri kështu do të vazhdojë?”, tha ekonomisti Pano Soko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA