Testet e antitrupave, OBSH shuan shpresën e Britanisë së Madhe

19/04/2020 02:10

Shpresat se testet e antitrupave për koronavirusin mund të ndihmojnë Britaninë e Madhe ti japë fund izolimit, duket se janë zbehur pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në diskutim nëse ato ofrojnë apo jo ndonjë garanci për imunitet. Britania e Madhe, ka vendosur testet e antitrupave, që vërtetojnë nëse dikush e ka patur Covid-19, në qendër të një plani për rikthim në jetën normale.

Por, ekspertët thonë se ato mund të mos provojnë nëse dikush është i mbrojtur nga riinfektimi. Koordinatori britanik i testimeve ka paralajmëruar po ashtu njerëzit të mos blejnë teste private. Qeveria ka paguar tashmë për tre milion e gjysmë teste antitrupash, por nuk ka gjetur ende një test të besueshëm për tu përdorur dhe nënvizon se nuk do të miratojë përdorimin e çfarëdo testi deri sa të jetë e sigurt se rezultatet e tyre do të jenë të sakta.

Duke folur në Gjenevë, zyrtarët e OBSH, hodhën dyshime mbi përfitimet nga testet e shpejta të serologjisë për shkak të mungesës së provave për imunitet nga koronavirusi.

“Shumë shtete sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike për të kapur atë që ata mendojnë se do të jetë një masë imuniteti. Për momentin, ne nuk kemi asnjë provë se përdorimi i testeve serologjike mund të tregojë se nëse një individ ka imunitet apo është i mbrojtur nga riinfektimi”, thanë zyrtarët.

Testet, sipas tyre, do të mund të masin nivelin e seroprevalencës, pra nivelin e antitrupave por kjo nuk do të thotë se një person me anti trupa është imun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA