51-vjeçari torturohej prej 20 muajsh nga bashkëshortja, e digjte me cigare dhe e detyronte të hante në tasin e qenit, 30 mijë video zbulojnë tmerrin 04/11 14:05
Kroacia njoftoi të shtunën se do të zgjasë izolimin për shkak të koronavirusit edhe për 15 ditë të tjera. Autoritetet atje i kanë mbyllur dyqanet, baret, restorantet, shkollat dhe transportin publik një muaj më parë.
Vetëm dyqanet ushqimore, barnatoret dhe stacionet e benzinës kanë mbetur hapur. Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, tha se masat e izolimit do të vazhdojnë deri më 4 maj.
Ai tha se qeveria po i shqyrton edhe planet për rihapjen e ekonomisë, por duke i mbajtur njerëzit të sigurt. Kroacia ka regjistruar mbi 1,800 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Tridhjetenëntë pacientë atje kanë humbur jetën./REL
Top Channel