E tmerrshme! I prekur nga Covid-19, në shtetin e varfër afrikan ka vetëm 4 respiratorë për 2.3 milionë njerëz

19/04/2020 12:15

Teksa rastet e të prekurve në mbarë botën kanë kapur shifrën 2.3 milionë, shtetet po përpiqen të sigurojnë sa më shumë pajisje të shpëtimit të jetës, veçanërisht respiratorë.

Por në një kohë kur është hasur vështirësi në spitalet e SHBA-së, Italisë e Spanjës, për pamjaftueshmërinë e respiratorëve, çfarë mund të thuhet për Sudanin e Jugut, që ka vetëm 4 të tillë.

Po kështu, shteti i varfër afrikan ka vetëm 24 shtretër të ICU, për një popoullsi prej 12 milionë banorësh. Në Sudanin e Jugut deri më tani rezultojnë 4 persona të infektuar, të cilët nuk janë të shtruar në spital.

CNN raporton se edhe shumë shtete të tjera të Afrikës kanë një mungesë të theksuar të respiratorëve.

Burkina Faso ka 11 ventilatorë, Sierra Leone 13 dhe Republika Qendrore e Afrikës 3, ndërsa edhe vendet latine kanë mungesa, pasi Venezuela ka 84 shtretër të ICU për një popullsi prej 32 milionë, dhe 90% e spitaleve përballen me mungesa të ilaçeve dhe furnizimeve kritike.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA