Tornadoja godet Italinë, rreth 40 të plagosur dhe dëme të mëdha në Kremonë/ Shembet çatia e katedrales, dëmtohet edhe bashkia 28/08 22:45
Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 206 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri COVID-19.
Për shkak të koronavirusit, me 206 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve në vend ka arritur në 2.347 ndërsa me 2.917 raste të reja ka arritur në 36.599 numri i rasteve, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil./AA
Top Channel