Tirana e paradites një festival qytetarie i gjyshërve! Veliaj u jep një premtim pasi epidemia të kalojë

18/04/2020 17:46

Pas disa javësh izolim, kjo e shtunë u vendos t’i përkiste vetëm të moshuarve. Paraditen e sotme rrugët dhe parqet e Tiranës ishin vetëm për gjyshërit tanë, që ata të shijonin diellin dhe ajrin e pastër.

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale bëri një falenderim të veçantë për të moshuarit që respektuan rregullat, teksa u premton se pasi të kalojë epidemia e Covid-19 do ketë një festë vetëm për ta.

“Tirana e paradites ishte nje festival qytetarie i gjysherve tane ne diten e pare te lirimit te levizjes ????

Mirenjohje per respektimin e rregullave dhe kur te kaloje kjo flame do t’i dedikojme nje dite te vecante Festes se Gjysherve per gjithe dashurine e miresine qe falni ❤??”, shkruan Veliaj në Facebook.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel