Tërmeti/ Bonusi i qirasë në Durrës, ja si mund të shihni statusin e dosjes së aplikimit

18/04/2020 14:49

Bashkia e Durrësit krahas masave dhe luftës së përditshme ndaj përhapjes së virusit COVID 19, vijon punën për shpërndarjen e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

1622 familjeve u është kaluar kësti i katërt, ndërsa 4090 familje kanë marrë tre këstet e para. Procesi i shlyerjes do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. 5451 familje janë në tre listat paraprake të miratuara në këshillin bashkiak nga të cilat përveç familjeve që kanë marrë tre këstet e para dhe po u lëvrohet kësti i katërt janë edhe 401 të skualifikuar për shkak se shtëpitë janë klasifikuar të banueshme, 806 familje kanë mungesa në dokumentacion, ndërsa pjesa e mbetur janë shqyrtim.

Po kështu Bashkia e Durrësit në web-in e saj zyrtar www.durres.gov.al ka vendosur edhe një link të posaçëm në lidhje me bonusin e qerasë. Ky link shërben për të informuar më shpejt dhe më shumë qytetarët mbi ecurinë e procesit të këtij bonusi. Qytetarët që kanë aplikuar për bonusin e qirasë, mund të shohin statusin e dosjes së tyre. Përdorimi është i thjeshtë pasi aplikuesi vendos numrin e kartës së identitetit dhe mund të shohë gjendjen aktuale të trajtimit të dosjes.

https://durres.gov.al/bonusi-i-qirase

Top Channel