Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja magnituda
18/04/2020 01:56
Një tërmet ka rënë para pak minutave në vendin tonë. Lëkundjet me magnitudë, 3.6 të shkallës rihter kishin epiqendrën 5 km në Verilindje të Peqinit dhe 29 km në Jug të kryeqytetit.
Lëkundjen u ndjenë në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Lushnje dhe Berat.
Sipas EMSC tërmeti kishte një thellësi prej 5 km dhe klasifikohet si tërmet i shkallës 4.
Top Channel