Numërohen më tepër se 20 mijë viktima deri më tani në Spanjë si pasojë e pandemisë koronavirus, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Të shtunën, autoritetet shëndetësore raportuan me pak vdekje të reja, 565 të tilla, ndërsa të shëruarit janë në total mbi 74 mijë.

Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar që të dhënat mund të luhaten pas hyrjes së një sistem të ri për raportimin e rasteve dhe ndërkohë testimi në të gjithë vendin është rritur.

Vdekshmëria nga koronavirusi i ri në shtetin mesdhetar, rezulton të jetë gati 10.5 për qind e megjithatë shifrat vijojnë te jenë në rënie.

Në fillim të kësaj jave, rajoni i Katalonjës rishikoi rastet e raportuara dhe vdekjet nga koronavirus, pas miratimit të një formulë të re për llogaritjen e ndikimit të pandemisë.

Në mesin e viktimave nga koronavirus në 24 orët e kaluara ishte një nga mjekët më të shquar të Spanjës, Jesus Vaquero. Vaquero ishte drejtues i neurokirurgjisë në Spitalin Puerta del Hierro në Madrid, dhe një specialist kryesor në kirurgjinë e shpinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA