Pamje të rënda/ Viktimat nga CoVid-19 në Brazil qëndrojnë pranë pacientëve të infektuar

18/04/2020 17:24

Një video rrënqethëse e filmuar brenda një spitali në Brazil, shfaq momentin kur trupat e pajetë qëndrojnë të shtrirë pranë pacientëve që po trajtohen për COVID-19. Në mungesë të kapaciteteve të nevojshme, trupat e pajetë qëndronin pranë pacientëve të prekur me kronavirus.

Pamjet tronditëse janë filmuar brenda spitalit Joao Lucio, në qytetin Manaus, në veri të Brazilit. Në video, shikohen turpa të pajetë të mbuluar me batanije, teksa qëndrojnë në korridoret e spitalit. Megjithatë, sipas Sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Brazil, viktimat kanë ndërruar jetë në 15 prill, dhe tashmë 5 prej atyre nuk ndodhen më në spital.

Ndërsa nëntë viktima të tjerë vijojnë të qëndrojnë në ambientet e institucionit, në pritje të familjarëve, të cilët duhet të marrin certifikatat e vdekjes, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA