Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime në dobinë e anti-trupave për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Shumë shtete kanë dhënë shenja për planifikimin e blerjes së miliona testeve për anti-trupa, që i bie se njerëzit që vërtetohet se kanë pasur virusin mund të pajisjen me “pasaporta imuniare” dhe mund të kthehen në punë.
Qeveria britanike ka blerë 3.5 milionë teste për anti-trupa, mirëpo nuk ka gjetur ende diçka të duhur për përdorim.
OBSH-ja në anën tjetër ka paralajmëruar kundër investimit kaq shumë në këtë lloj të testeve.
Duke folur në Gjenevë, mjekja Maria van Kerkhove nga OBSH-ja ka thënë se “nuk ka të dhëna” se të infektuarit me virus mund të garantojë imunitet më vonë.
Ajo ka dhënë se të dhënat fillestare tregojnë se te një numër i madh i personave janë krijuar anti-trupa pasi kanë kaluar virusin, por mundësitë e rritjes së “imunitetit” nuk janë të larta.
Si pasojë e koronavirusit të ri, në gjithë botën janë infektuar më shumë se 2 milionë persona.
Top Channel